24 Prill 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 24 prill 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

1.  Miratimin e prospektit të emetuesit, të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit prill 2014 për shumën 200,000,000 lekë, 2,000,000 euro dhe 2,000,000 USD;

2.  Dhënien e pëlqimit për emërimin e drejtorit të shoqërisë “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve” sh.a.;

3.  Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a., si rezultat i ndryshimit të selisë;

4.  Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Shoqëria administruese e fondeve të pensionit “SiCRED Pensions” sh.a., si rezultat i ndryshimit të selisë;

5.  Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Ansig” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;

6.  Miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a;

7.  Miratimin e Pasqyrave Financiare të Autoritetit për vitin 2013;

8.  Miratimin e masës së parapagimit të kontributit vjetor të subjekteve të mbikëqyrura të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2014;

9.  Licencimin e Z. Astrit Çelanji dhe Z. Hetem Xhamëni si vlerësues të dëmeve në sigurime;

10.Licencimin e Zj. Azhena Mançe si agjente në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit ”Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.