25 Prill 2014

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2014

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2014 u dominua në masën 84.79% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Pjesa tjetër, prej 15.21%, ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 94% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2014 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 64.70% dhe 20.42% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 96.64% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.


Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-mars 2014, ka pasur një ulje në vlerë prej 9 milionë lekë ose 0.55%, krahasuar me periudhën janar-mars 2013. Kjo është shoqëruar edhe me ulje të numrit të transaksioneve në masën 6.61%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-mars 2014, ka pasur një ulje në vlerë prej 137 milionë lekë ose 21.14% krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë numri i transaksioneve është i njëjtë me atë të periudhës janar-mars 2013.

Krahasuar me periudhën janar-mars 2013, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 146.07 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

janar-mars

2013

2014

`14/`13-1

  

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

1,606.69

1,597.80

(0.55)

  

Individë

1,566.84

1,480.45

(5.51)

 

Persona juridike

39.85

117.35

194.49

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

649.06

511.88

(21.14)

  

 Individë

449.06

404.02

(10.03)

 

Persona juridikë

200.00

107.86

(46.07)


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2014 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.