13 Qershor 2014

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime" (e ndryshuar), Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhërit nr. 50, datë 03.06.2014, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 04.06.2014, si më poshtë:
 
Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura:

Kristaq Lipe - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme materiale dhe dëme shëndetësore

Ramazan Sula - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme materiale dhe dëme shëndetësore

Pavli Papajani - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme materiale dhe dëme shëndetësore

Ernest Godella - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme materiale dhe dëme shëndetësore

Agron Lama - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme materiale dhe dëme shëndetësore

Rudi Monari - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme materiale dhe dëme shëndetësore

Nuredin Xhelili - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme materiale dhe dëme shëndetësore

Anesti Vako - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme shëndetësore

Ajet Bakiu - kalon testin për rinovimin e licencës për dëme shëndetësore

Myrteza Poshi - kalon testin për dëme shëndetësore

Pëllumb Metohu - kalon testin për dëme shëndetësore

Hertel Shehu - kalon testin për dëme materiale (motorike) dhe dëme shëndetësore

Shefqet Ahmati - kalon testin për dëme materiale (motorike&pronë) dhe dëme shëndetësore

Ilia Mazniku - kalon testin për dëme shëndetësore

Lekë Gjoni - kalon testin për dëme materiale (motorike) dhe dëme shëndetësore