20 Qershor 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 25.06.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.    Miratimi i rendit të ditës;

3.    Rregullore “Për formën, llogaritjen dhe shumën e kapitalit që duhet të ketë detyrimisht shoqëria administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;

4.    Rregullore “Për informacionin kryesor që duhet t’u ofrohet investitorëve të skemave të investimeve kolektive”;
 
5.    Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit Sigal-Life”;

6.    Informacion mbi zbatimin e Rregullores nr. 18 dhe ecurinë e Rezervës Monetare për muajin maj 2014;

7.    Informacion mbi ecurinë e zbatimit të masave administrative (gjobave) të vendosura nga Autoriteti;

8.    Informacion mbi ecurinë e Fondit të Kompensimit;

9.    Informacion mbi realizimin e buxhetit, 4 mujori i parë, viti 2014;

10.    Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
 
11.    Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;

12.    Të tjera.