23 Prill 2026

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 29.04.2026, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Projekt: “Për regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
4. Projekt: “Mbi heqjen e licencës së shoqërisë “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve” sh.a. (QRA)”;
5. Projekt: “Mbi riemërimin e Administratorit të Shoqërisë së Sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
6. Projekt: “Mbi riemërimet e Anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë së Sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
7. Projekt: “Mbi riemërimin e Administratores së Shoqërisë “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.”;
8. Projekt: “Mbi rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime”;
9. Projekt:” Mbi riemërimin e Anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe riemërimin Administratorit të Përgjithshëm e Administratorit të Dytë i Shoqërisë “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Broker” sh.a”;
10. Projekt: “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë si agjent në sigurime”;
11. Të tjera.