Investimet e gjelbra në fokus - Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, Adela Xhemali takim me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI)
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj.Adela Xhemali, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), një nga institucionet më të rëndësishme financiare të Bashkimit Evropian, e cila ka një rol kyç në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendeve anëtare dhe partnere.
Në takimin me ekspertë të Bankës Evropiane të Investimeve, kryesuar nga z.Alessandro de Concini, përfaqësues i këtij institucioni në Shqipëri, në fokus ishte avancimi i financave të qëndrueshme dhe progresi në hartimin e taksonomisë kombëtare të gjelbër, qe po mbeshtetet si pjesë e programit për pershpejtimin e rimëkëmbjes së gjelbër dhe integrimin në BE.
Gjatë takimit, Znj. Xhemali vlerësoi mbështetjen që Banka Evropiane e Investimeve po jep në procesin e hartimit të taksonomisë kombëtare për financa të qëndrueshme dhe të gjelbra, një iniciativë kyçe që njëkohësisht në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, nën drejtimin e Autoritetit.
Në takim u trajtuan gjithashtu prioritetet e Autoritetit në kuadër të agjendës së përafrimit me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe mundesite për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit me Bankën Evropiane të Investimeve.
Në këtë kontekst, roli i Bankës Evropiane të Investimeve mbetet thelbësor si një partner strategjik që ofron jo vetëm mbështetje financiare, por edhe ekspertizë teknike, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e financave të qëndrueshme, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Shqip
English