29 Prill 2026

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29.04.2026 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  2. Miratimin e heqjes së licencës së shoqërisë “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve” sh.a. (QRA);
  3. Miratimin e riemërimit të Administratorit të Shoqërisë së Sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  4. Miratimin e riemërimeve të Anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë së Sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të Administratores së Shoqërisë “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.”;
  6. Miratimin e rinovimit të licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime;
  7. Miratimin e riemërimit të Anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe riemërimin Administratorit të Përgjithshëm e Administratorit të Dytë të Shoqërisë “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Broker” sh.a;
  8. Miratimin e regjistrimit të “Banka OTP Albania” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të shitjes në Republikën e Shqipërisë të fondeve SIKTT të njohura: OTP Multi-Asset Conservative Fund of Funds, OTP Multi-Asset Balanced Fund of Funds, OTP Multi-Asset Dynamic Fund of Funds, OTP EUR Short Bond Fund, të licencuara nga Banka Kombëtare e Hungarisë, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “OTP Fund Management” Ltd;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime.