Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën Janar-Mars 2026
Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën Janar-Mars 2026, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 55.00% dhe 39.88% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën Janar-Mars 2026, u dominua në masën 51.81% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 48.19% transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 85.35% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën Janar-Mars 2026 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.13% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F
Transaksioni i llojit B “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë periudhës Janar-Mars 2026, ka pasur një ulje prej 246 milionë lekë ose 15.69% krahasuar me periudhën Janar-Mars 2025. Gjithashtu edhe numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 16.28%.
Transaksioni i llojit C “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë periudhës Janar-Mars 2026, ka pasur një ulje prej 616 milionë lekë ose 66.46% dhe me një ulje prej 46.53% në numrin e transaksioneve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Transaksionet e llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” nuk janë ekzekutuar gjatë periudhës Janar – Mars 2026.
Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 863 milionë lekë, krahasuar me periudhën Janar-Mars 2025.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | ||
| (në mln lekë) | (në %) | |||
| Janar-Mars | 2025 | 2026 | `26/`25-1 | |
| B | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) | 1,568.84 | 1,322.66 | (15.69) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 738.84 | 725.56 | (1.80) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | 682.20 | 143.50 | (78.97) | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 147.80 | 451.50 | 205.48 | |
| C | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) | 927.60 | 311.14 | (66.46) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 927.60 | 237.64 | (74.38) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë | - | 13.50 | 100.00 | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | - | 60.00 | 100.00 | |
| F | Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) | - | - | - |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | - | - | - | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | - | - | - | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | - | - | - | |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar-Mars 2026 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
Shqip
English