19 Shkurt 2016

Për zhvillimin e trajnimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit  209, pika 2, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 12, pika 2, të Rregullores “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë profesionistët e licencuar si broker në sigurime për organizimin e trajnimit për edukim në vazhdim, si më poshtë:

  1. Trajnim për edukim në vazhdim për broker në sigurime, në datat 29 shkurt dhe 1 mars 2016, në orën 12:30-16:30.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për edukim në vazhdim është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]