29 Shkurt 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 shkurt 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e kodit etik të aktuarëve;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve/shtesave në Rregulloren nr. 32, datë 28.05.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Edukimit”;
  3. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 34, datë 28.05.2015 “Për raportimin e detyruar dhe periodik të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit”;
  4. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”;
  5. Miratimin e zgjerimit të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit “Atlantik-shoqëri sigurimesh” sh.a.;
  6. Miratimin e një ndryshimi në statutin e shoqërisë së sigurimit “Atlantik-shoqëri sigurimesh” sh.a.;
  7. Miratimin e agjentëve në sigurime, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  8. Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2016.
  9. Miratimin e disa shtesave në Rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015 “Për marrëdhëniet e punës të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”