18 Mars 2016
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 24 mars 2016, ora 12:30, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i provigjioneve teknike të shoqërive të sigurimit;
- Miratimi i tabelave të primit të rrezikut për vitin 2016;
- Miratimi i Fondit të Kompensimit për vitin 2016.