3 Maj 2016
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të zhvilluar në datat 28 prill dhe 3 maj 2016, u shqyrtua dhe u vendos:
- Miratimi i rregullores “Mbi bazën e metodave që përdor shoqëria e sigurimit për llogaritjen e normave të likuiditetit dhe nivelin minimal të tyre”;
- Miratimi i rregullores “Mbi trajnimin profesional dhe rinovimin e licencës së aktuarëve të autorizuar”;
- Miratimi i prospektit të emetuesit, shoqëria “Balfin” sh.p.k. (Balkan Finance Investment Group), për ofertën private të emetimit të dëftesave tregtare në shumën totale 560 milionë lekë”;
- Licencimi i ushtrimit të veprimtarisë së brokerave në sigurime;
- Miratimi i ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime.