30 Tetor 2008

Zhvillohet testimi për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

Në datën 30 Tetor 2008, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi testimin e radhës për vlerësues dëmesh në sigurime.

Testimi u realizua sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren nr.18, datë 27. 03. 2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime", në mbështetje të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pikës 14 të VKM -së nr. 164, datë 28. 01. 2008 "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime"

Në testim morën pjesë të 9 (nëntë) aplikuesit e kualifikuar konform dokumentacionit. Përgjigjet e testimit do të publikohen në faqen zyrtare të AMF-së, brenda afatit të përcaktuar në rregulloren e sipërpërmendur.