23 Maj 2016
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 23 maj 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e ndryshimit të nenit 7 të statutit të shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Eurosig” sh.a., si pasojë e rritjes së kapitalit nëpërmjet emetimit të aksioneve të reja dhe ndryshimit të strukturës aksionare;
- Miratimin e pjesëmarrjes influencuese të aksionarit Xhevdet Morina në shoqërinë e sigurimit të Jo-Jetës “Eurosig” sh.a.