24 Qershor 2016

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2016 kapën vlerën mbi 5,489 milionë lekë, ose 6.24% më shumë se në periudhën janar-maj 2015. Gjatë periudhës janar-maj 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 387,478 me një ulje prej 1.95% krahasuar me periudhën janar-maj 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.42% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.22% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.36%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 42.51% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 57.49% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-maj 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,473 milionë lekë, ose 18.23% më shumë se periudhën janar-maj 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-maj 2016 arritën rreth 3,144 milionë lekë, ose 5.34% më shumë se në periudhën janar-maj 2015.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2016, pati një rritje prej 3.32% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.43% krahasuar me periudhën janar-maj 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-maj 2016 pati një ulje prej 0.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 1.68% krahasuar me periudhën janar-maj 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-maj 2016, pati një rritje me 16.29% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-maj 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 19.31%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-maj 2016 arritën mbi 2,325 milionë lekë, ose 7.15% më shumë se në periudhën janar-maj 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 9.83% krahasuar me periudhën janar-maj 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar-maj 2016, patën ulje me 8.10% kundrejt periudhës janar-maj 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-maj 2016 siguruan mbi 1,041 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 66.66%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 23.28% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-maj 2016, vihet re një ulje prej 12.34% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 20.40% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-maj 2016, arritën në rreth 564 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 25.12% në krahasim me periudhën janar-maj 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj 2016, arritën rreth 396 milionë lekë, ose 2.76% më shumë se në periudhën janar-maj  2015.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2016 u rritën me 18.23% krahasuar me periudhën janar-maj 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 996 milionë lekë, apo 67.59% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

 Në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-maj

Ndryshimi

 2015

2016

(në %)

                                 Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

241

237

(1.86)

Karton Jeshil

583

537

(7.92)

Kasko

74

85

 14.85

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-maj 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - maj 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.