Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 qershor 2016
Gjatë periudhës janar-qershor 2016, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.06.2016, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 71.76 miliardë lekë me një rritje prej 7.12%, krahasuar me 31.12.2015.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.06% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 2.52% krahasuar me 31.12.2015.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2016 është 32,435.
Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.
Shqip
English