25 Gusht 2016
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 24 gusht 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 1, datë 28.01.2010 “Për aktivet e lejuara, kufizimet dhe kufirin maksimal të investimit të fondit të pensionit”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 96, datë 25.06.2014 “Për formën, llogaritjen dhe shumën e kapitalit që duhet të ketë detyrimisht shoqëria administruese e SIK”;
- Miratimin e planit kohor të rivlerësimit tërësor të aseteve në zbatim të rregullores nr. 77, e ndryshuar;
- Miratimin e disa ndryshimeve të prospektit të emetuesit, shoqëria “Balfin” (Balkan Finance Investment Group) sh.p.k, për ofertën private të emetimit të dëftesave tregtare në shumën totale 560 milion lekë;
- Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 9, datë 25.01.2016 “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 8, datë 25.01.2016 “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve matematike si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre”;
- Miratimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “INSIG Jetë” sh.a;
- Miratimin e statutit dhe administratorit të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a;
- Miratimin e shoqërisë audituese “Ernst & Young” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2016, të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
- Miratimin e shoqërisë audituese “Ernst & Young” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2016, të shoqërisë së sigurimit “ALBSIG” sh.a.;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK CREDINS Invest sh.a. si dhe fondit të pensionit dhe fondit të investimit që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Refuzimin e ankimit administrativ të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a. ndaj vendimit të Bordit të AMF-së nr. 118, datë 19.07.2016;
- Refuzimin e ankimit administrativ të shoqërisë së sigurimit “ANSIG” sh.a. ndaj vendimit të Bordit të AMF-së nr. 117, datë 19.07.2016;
- Miratimin e emërimit të z. Ervin Rali, në funksionin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë “SIGMA INTERALBANIAN VIG” sh.a.
Shqip
English