30 Shtator 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 shtator 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërisë së sigurimit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërisë së sigurimit “Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.;
  4. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërisë administruese të fondit të pensionit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  5. Miratimin e buxhetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2015;
  6. Miratimin e planit vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2015 dhe Planit Strategjik për vitet 2015-2019;
  7. Miratimin e bashkimit me përthithje të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., (shoqëria e përthithur) tek shoqëria e sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a., (shoqëria përthithëse);
  8. Miratimin e ndryshimeve të statutit të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.