25 Tetor 2016

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2016

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2016 u dominua në masën 78.12% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 21.88% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 93.14% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2016 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 58.32% dhe 26.74% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 99.42% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-shtator 2016, ka pasur një ulje prej 775 milionë lekë ose 14.33% krahasuar me periudhën janar-shtator 2015 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 10.31%.

Transaksioni i llojit C "Blerje para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-shtator 2016 ka pasur një rritje prej 930 milionë lekë ose 48.07% krahasuar me periudhën janar-shtator 2015 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 41.44%.

Krahasuar me periudhën janar-shtator 2015, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 155 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

janar-shtator

2015

2016

`16/`15-1

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

 5,407.75

4,632.77

(14.88)

  

Individë

 4,386.50

3,838.87

(12.48)

 

Persona juridike

1,021.26

793.90

(22.26)

  

C

Blerje para afatit të maturimit

1,934.21

2,863.99

48.07

  

 Individë

 1,806.81

2,382.09

28.01

 

Persona juridikë

 73.40

481.90

556.54


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - shtator 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.