26 Tetor 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 31 tetor 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e planit vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2017 dhe planit strategjik për vitet 2017-2019”;
  4. Raport “Për realizimin e Buxhetit,  8-mujori  i vitit 2016, dhe rialokim fondesh për buxhetin”;
  5. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren “Për përmbajtjen e raportit vjetor që publikohet nga shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit”, miratuar me vendimin e Bordit nr. 110, datë 26.10.2015”;
  6. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren “Për rregullat e inventarizimit, vlerësimit dhe nxjerrjes nga përdorimi të aktiveve në zotërim të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP Sigal-Life Pension sh.a. si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016”;
  8. Projekt “Mbi disa ndryshime në Rregulloren nr. 120, datë 02.10.2008 “Për licencimin dhe mbikëqyrjen e Bursës së Titujve””;
  9. Projekt “Mbi miratimin e Projektstatutit të shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “ABI Bank” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit (broker-dealer) në titujt e Qeverisë së R.SH., në Bursë dhe në tregun me pakicë”;
  11. Projekt “Mbi licencimin për të vepruar si broker për tregtimin e titujve në emër dhe për llogari të shoqërisë “ABI Bank” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “ABI Bank” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së kujdestarit të titujve të Qeverisë dhe Kujdestarit të obligacioneve të shoqërive aksionare dhe qeverisë vendore”;
  13. Projekt “Mbi licencimin e Bankës Raiffeisen për ushtrim veprimtarie brokerimi në sigurime”;
  14. Projekt “Mbi licencimin e brokerave në sigurime”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese “Credins Invest””;
  16. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  17. Informacion mbi veprimtarinë e shoqërive të brokerimit në sigurime;
  18. Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit;
  19. Dokument për zhvillimin strategjik të sektorit të sigurimeve, përgatitur nga Komiteti Këshillimor;
  20. Të tjera.