21 Nentor 2016

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2016

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2016, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2016 tregon një total asetesh neto prej 1,195.10 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 266.36 milionë lekë (28.68%) krahasuar me fundin e vitit 2015. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 8.70 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2016 ishte 15,957 anëtarë duke shënuar rritje prej 27.06% krahasuar me fundin e vitit 2015.



 
Tregues të fondeve të pensioneve

                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.'15

30.09.'16

31.12.'15-30.09'16

Asetet neto të FP

928.74

1,195.10

28.68

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve, 30.09.2016

                                                                                                                                                                                       

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

5,679

595.88

RAIFFEISEN

2,643

392.29

SiCRED PENSION

7,635

 206.93

TOTAL

15,957

1,195.10


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2016 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2016 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 137.33 lekë