21 Nentor 2016
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 24 nëntor 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes së provigjoneve matematike, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve matematike dhe kriteret e procedurat e miratimit të tyre”;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese PricewaterhouseCopers AUDIT sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2016”;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese “Grant Thornton” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë të sigurimit “Atlantik” sh.a., për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2016”;
- Projekt “Për miratimin e rinovimit të licencës për ushtrimin e veprimtarisë si Aktuar i Autorizuar në sigurime”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerit në sigurime”;
- Projekt “Mbi kriteret për përzgjedhjen e ekspertit kontabël të autorizuar dhe procedura e miratimit”;
- Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit;
- Projekt “Për mbylljen teorike të detyrimeve për dëmet e paguara të Fondit të Kompensimit për vitet 2013, 2014 dhe 2015 dhe njohjen e efekteve financiare në pasqyrat financiare të vitit 2016”.
Shqip
English