23 Dhjetor 2016

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2016 kapën vlerën rreth 13,375 milionë lekë, ose 7.85% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2015. Gjatë periudhës janar-nëntor 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 996,556 me një rritje prej 1.71% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.71% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 5.96% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.33%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 37.67% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 62.33% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,760 milionë lekë, ose 21.02% më shumë se periudhën janar-nëntor 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-nëntor 2016 arritën rreth 8,309 milionë lekë, ose 11.48% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2015.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2016, pati një rritje prej 10.27% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.67% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-nëntor 2016 pati një rritje prej 21.45% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 23.66% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-nëntor 2016, pati një rritje me 13.37% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 16.38%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-nëntor 2016 arritën mbi 5,022 milionë lekë, ose 1.77% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 5.66% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar-nëntor 2016, patën rritje me 3.60% kundrejt periudhës janar-nëntor 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2016 siguruan rreth 2,353 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.69%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 17.25% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2016, vihet re një ulje prej 16.41% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 14.83% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2016, arritën në rreth 1,040 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.87% në krahasim me periudhën   janar-nëntor 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2016, arritën në rreth 797 milionë lekë, ose 6.94% më pak se në periudhën janar-nëntor  2015.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2016 u rritën me 21.02% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me mbi 2,386 milionë lekë, apo 63.46% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit

Vlera (në mijë lekë)

Ndryshimi

(në %)

Janar-Nëntor

2015

2016

16/`15-1

 Dëmi Mesatar

MTPL e brendshme

229

258

12.78

Kartoni jeshil

501

587

17.25

 Kasko

80

90

12.33

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-nëntor 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - nëntor 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.