22 Dhjetor 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 22 dhjetor 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  2. Ndryshimin e vendimit nr. 119, datë 19.07.2016 “Për marrjen e masave lidhur me përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 158, datë 03.10.2016 “Mbi auditimin e veprimtarisë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”.