31 Tetor 2008

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Shtator 2008

Duke i hedhur një vështrim të dhënave statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Shtator 2008, të bie në sy që peshën më të madhe sipas llojit të transaksionit e zë "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" me 39.56% dhe vendin e dytë  "Blerje në tregun primar" me 31.30 % kundrejt volumit te përgjithshëm.

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë, gjatë nëntëmujorit të vitit 2008, u dominua në masën 97.37% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 2.63% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).

Nisur nga pjesëmarrja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve, individëve apo persona juridikë, shihet se në peshë specifike më të lartë janë investitorët individë me 98.22 % të totalit të transaksioneve në këtë treg.


Dy grupet e transaksioneve  "B" dhe "C"

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" ka pësuar një ulje prej 131.74 milionë lekë ose 1.86%, krahasuar me Janar - Shtator 2007 dhe numri i transaksioneve  të këtij lloji po ashtu ka pësuar një ulje  prej 12.01%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" ka pësuar një ulje prej 14.42 milionë lekë ose 3.49%,  krahasuar me Janar - Shtator 2007 dhe numri i transaksioneve  të këtij lloji ka patur një rritje prej 7.68%.

Kjo ulje në vlerë absolute të totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007, kap vlerën 146.16 milion lekë ose 1.95 %.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2007, 2008.

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha Janar - Shtator

2007

2008

`08/`07-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

7,071.24

6,939.50

(1.86)

  

       Individë

6,934.74

 5,426.05

(21.76)

 

      Persona juridike

136.50

1,513.45

1,008.76

  

C

Blerje nga individët para afatit te maturimit

413.23

398.81

(3.49)

  

       Individë

363.42

 385.65

 6.12

 

      Persona juridike

49.81

 13.17

 (73.57)



Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2008 (në versionin PDF) klikoni këtu


Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2008 (në versionin EXCEL) klikoni këtu