31 Tetor 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 tetor 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Për procedurat dhe parimet minimale në lidhje me sistemin e kontrollit të brendshëm dhe aspekte të tjera të sistemit të informimit të shoqërisë së sigurimit”;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 131, datë 06.10.2011 “Mbi kodin e sjelljes së shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  3. Miratimin e manualit të mbikëqyrjes së shoqërive të sigurimit;
  4. Miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “SiCRED” sh.a.;
  5. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Insig”sh.a., për vitin 2013 dhe 2014;
  6. Miratimin e një ndryshimi në buxhetin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  7. Revokimin e licencës së shoqërisë së sigurimit “Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., si rezultat i bashkimit me përthithje me shoqërinë e sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.;
  8. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  9. Licencimin e  agjentëve në sigurime në emër dhe për llogari të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Insig” sh.a.;
  10. Miratimin e ndryshimit të Planit Financiar të vitit 2014 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.