Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2017
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2017 kapën vlerën mbi 3,457 milionë lekë, ose 17.62% më shumë se në periudhën janar-mars 2016. Gjatë periudhës janar-mars 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 275,020 me një rritje prej 23.65% krahasuar me periudhën janar-mars 2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.31% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.02%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.71% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.29% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-mars 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,479 milionë lekë, ose 83.70% më shumë se në periudhën janar-mars 2016.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-mars 2017 arritën rreth 2,084 milionë lekë, ose 13.87% më shumë se në periudhën janar-mars 2016.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-mars 2017, pati një rritje prej 16.75% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 12.81% krahasuar me periudhën janar-mars 2016.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-mars 2017 pati një ulje prej 14.35% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 8.24% krahasuar me periudhën janar-mars 2016.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-mars 2017, pati një rritje me 5.83% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-mars 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 1.24%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-mars 2017 arritën rreth 1,373 milionë lekë, 25.90% më shumë se në periudhën janar-mars 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 38.79% krahasuar me periudhën janar-mars 2016.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-mars 2017, patën rritje me 26.49% kundrejt periudhës janar-mars 2016.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-mars 2017 siguruan mbi 637 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 80.66%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 10.03% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-mars 2017, vihet re një rritje prej 101.03% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 21.77% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-mars 2016.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-mars 2017, arritën në rreth 306 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 9.12% në krahasim me periudhën janar-mars 2016.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-mars 2017, arritën rreth 253 milionë lekë, ose 23.34% më shumë se në periudhën janar-mars 2016.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2017 u rritën me 83.70% krahasuar me periudhën janar-mars 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 782 milionë lekë, apo 52.85% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Type of Insurance |
Vlerat (në 000 lekë) |
Ndryshimi |
|
(në %) |
|||
Janar-Mars |
2016 |
2017 |
17/`16-1 |
Dëmi mesatar |
|||
MTPL e brendshme |
201 |
199 |
(1.36) |
Karton Jeshil |
647 |
1,611 |
149.00 |
Kasko |
87 |
100 |
15.47 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-mars 2017, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar-mars 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.