31 Maj 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 maj 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Marrjen e masave ndaj agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë të shoqërisë “Stock International Albania” sh.a.;
  2. Korrigjimin e situatës që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;
  3. Miratimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës;
  4. Miratimin e rregullores “Mbi likuidimin e detyrueshëm të degës së shoqërisë së sigurimit, të një vendi të huaj dhe një vendi anëtar të BE-së”;
  5. Miratimin e rregullores “Mbi mbikëqyrjen e grupeve të sigurimit”;
  6. Miratimin e rregullores “Për transferimin e portofolit të sigurimit në lidhje me vendet anëtare”;
  7. Miratimin e rregullores “Mbi llogaritjen e mbajtjes neto të mbulimit maksimal agregat të rreziqeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit”;
  8. Miratimin e disa shtesave në Rregulloren nr. 2, datë 25.01.2016 “Për formën, afatet dhe mbajtjen e pasqyrave financiare, raporteve statistikore dhe raportimeve të tjera të ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime”;
  9. Miratimin e Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Raiffeisen Invest”- Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.;
  10. Licencimin e agjentëve në sigurime.