14 Qershor 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 19 qershor 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi ndryshimin e strukturës organizative dhe organikës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  4. Informacion “Për realizimin e Buxhetit të 4-mujorit të parë të vitit 2017”;
  5. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të Buxhetit të vitit 2017 të AMF-së”;
  6. Analizat financiare për shoqëritë e sigurimeve për periudhën 31.12.2016;
  7. Raporti i inspektimit për Fondin e Kompensimit në Byronë Shqiptare të Sigurimit dhe në shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës;
  8. Projekt “Mbi miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Euro Broker” sh.a. për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, për klasat e Jo-Jetës”;
  11. Projekt “Mbi licencimin e brokerave në sigurime”;
  12. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;
  13. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  14. Të tjera.