15 Qershor 2017

Për zhvillimin e trajnimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit  209, pika 2, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, si dhe nenit 12, pika 2, të Rregullores “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë profesionistët e licencuar si broker në sigurime për organizimin e trajnimit për edukim në vazhdim, si më poshtë:
  1. Trajnim për edukim në vazhdim për broker në sigurime, në datë 29 qershor, ora 12:30-16:30 dhe në datë 30 qershor, ora 9:00-13:00.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnimin për edukim në vazhdim është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]