30 Qershor 2017
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 3 korrik 2017, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e Rregullores “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime””;
- Projekt “Për miratimin e Rregullores “Mbi administrimin dhe rastet e ndërhyrjes në fondin e garancisë së shoqërisë së sigurimit””;
- Projekt “Për një ndryshim në rregullat e brendshme në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare “Për organizimin, funksionimin dhe përshkrimin e detyrave””;
- Informacion mbi gjendjen financiare të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive mbi bazën e pasqyrave financiare të depozituara nga shoqëritë administruese për periudhën 31.03.2017;
- Informacion mbi inspektimin në vend të kryer pranë SHAFP dhe SIK “Raiffeisen Invest” sh.a. gjatë periudhës 8-26 maj 2017;
- Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Bursa shqiptare e titujve - ALSE” sh.a. për krijimin dhe funksionimin e bursës së titujve”;
- Projekt “Mbi miratimin e Projekt-statutit të shoqërisë “SMARTCOM” sh.a.”;
- Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së Depozitarit të Fondeve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive dhe Fondeve të Pensioneve Vullnetare”;
- Projekt “Për licencimin e shoqërisë “Prodata Securities” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj dhe miratimin si agjent i lidhur i brokerit të licencuar të letrave me vlerë “Depaho” Ltd.”;
- Projekt “Për licencimin e Z. Gertin Qinami për të vepruar si broker për tregtimin e titujve, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Prodata Securities” sh.a.”;
- Të tjera.
Shqip
English