Drejtues të AMF-së takohen me përfaqësues të "Standard and Poor’s"
Përfaqësues të kompanisë ndërkombëtare të vlerësimit “Standard & Poor’s” zhvilluan sot një takim me Nëndrejtoren Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Mimoza Kaçi në kuadër të vizitës së tyre vjetore në vend.
Znj. Kaçi prezantoi rolin e AMF-së si autoritet rregullator në tregun financiar jobankar, duke u përqendruar tek ecuria e tregjeve të mbikëqyrura dhe të rregulluara nga AMF gjatë periudhës një vjeçare.
Në veçanti palët diskutuan mbi zhvillimet në tregun e titujve, ndryshimet në kuadrin rregullator për fondet e investimeve, licensimin e bursës së parë shqiptare me kapital privat dhe zhvillime të tjera. Në takim u theksuan masat e ndërmarra nga Autoriteti, me qëllim menaxhimin e mirë të risqeve, garantimin e interesave të investitorëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e “Standard & Poor’s” shprehën vlerësime pozitive për qëndrueshmërinë e tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF-së.
Shqip
English