25 Korrik 2017
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 27 korrik 2017, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a., si dhe fondit të pensionit dhe fondit të investimit që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2017”;
- Projekt “Mbi licencimin e brokerave në sigurime”;
- Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
- Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;
- Projekt “Mbi licencimin e subjektit “UDSA” sh.p.k., për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime në klasat e Jo-Jetës, në emër të disa shoqërive të sigurimit”;
- Projekt “Mbi miratimin e statutit të shoqërisë Insig Jetë sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë Insig Jetë sh.a.”;
- Projekt “Për licencimin e shoqërisë “SMARTCOM” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj”;
- Projekt “Për licencimin e Z. Sokrat Mitre për të vepruar si broker për tregtimin e titujve, në emër dhe për llogari të shoqërisë “SMARTCOM” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë “SMARTCOM” sh.a. si agjent i lidhur i brokerit të licencuar të letrave me vlerë “Rodler” Ltd.”;
- Informacion mbi menaxhimin e rreziqeve të siguruara dhe provigjonet teknike të shoqërive të sigurimit siç paraqiten në 31 mars 2017;
- Informacion mbi pagesat e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit;
- Të tjera.
Shqip
English