31 Gusht 2017
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31 gusht 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet nën mbikëqyrje (2017–2020);
- Miratimin e një shtese në Vendimin e Bordit nr. 69, datë 19.06.2017 “Për miratimin e strukturës organizative, numrin e punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
- Miratimin e Rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe përshkrimin e detyrave”;
- Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Udhëzimin nr. 76, datë 28.07.2015 “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë dhe pagës së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar;
- Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
- Miratimin e agjentëve në sigurime.
Shqip
English