19 Nentor 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 20.11.2014, ora 13:30, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion për zhvillimet në tregun e fondeve të investimit nga pikëpamja e licencimit;
  4. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009 "Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.”;
  7. Informacion mbi ecurinë e pagesave objekt i Fondit të Kompensimit;
  8. Të tjera.