16 Tetor 2017
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 20 tetor 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e Anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
- Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë administruese të fondeve të investimit “WVP Fund Management Tirana” sh.a. për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.”;
- Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “ASSIBROKER” sh.a., për të ushtruar veprimtarinë si shoqëri brokerimi në sigurime për klasat e Jo-Jetës dhe mbi licencimin e brokerit në sigurime”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
- Projekt “Për një shtesë në Rregulloren nr. 128, datë 06.10.2011 “Mbi procedurat dhe kërkesat shtesë për licencimin e depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive””;
- Projekt “Për miratimin e Rregullores “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të AMF-së””;
- Informacion “Për planin e aktiviteteve në zbatim të Strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit për vitin 2017”;
- Informacion “Për realizimin e buxhetit të 8-mujorit të vitit 2017”;
- Informacion “Mbi disa ndryshime në disa elementë të zërave të planit të buxhetit të AMF-së për vitin 2017, i ndryshuar”;
- Projekt “Në lidhje me Fondin e Kompensimit për vitin 2017, për ngjarjet e sigurimit deri 31.12.2013”;
- Të tjera.
Shqip
English