1 Dhjetor 2017
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 30 nëntor 2017 dhe 7 dhjetor 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 38, datë 28.05.2015 “Për formatin e detajuar, minimumin e objektit dhe të përmbajtjes së raportit të auditimit, të shoqërisë së sigurimit”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 2, datë 28.01.2010 “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
- Miratimin e shtesës dhe ndryshimit në Rregulloren nr. 38, datë 31.03.2016 “Për përmbajtjen, mënyrën, afatet e raportimit dhe njoftimit periodik në AMF nga shoqëritë e sigurimit”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014, e ndryshuar “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”;
- Licencimin e shoqërisë “ASSIBROKER” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit për klasat e Jo-Jetës dhe licencimin e brokerit fizik në emër të saj;
- Licencimin për të ushtruar veprimtarinë si broker fizik në tregtimin e titujve;
- Miratimin e agjentëve në sigurime në emër të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., “Ansig” sh.a. dhe “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.;
- Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
- Miratimin e një shtese në Rregulloren nr. 128, datë 06.10.2011 “Mbi procedurat dhe kërkesat shtesë për licencimin e depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Revokimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
- Miratimin e ndryshimeve në aktet rregullative të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Miratimin e Buxhetit të AMF-së, për vitin 2018.
Shqip
English