22 Dhjetor 2017
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 28 dhjetor 2017, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Analizat financiare të tregut të sigurimeve për periudhën 30.09.2017;
- Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit siç paraqiten në raportimet për 3-mujorin e tretë të vitit 2017;
- Projekt “Mbi inspektimet e kryera tek agjentët dhe punonjësit e shitjeve të shoqërive të sigurimit”;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërive të auditimit të pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2017”;
- Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;
- Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
- Projekt “Për miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në Rregulloren nr. 118, datë 19.09.2011 “Për kartën e auditimit të brendshëm””;
- Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 37, datë 28.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit””;
- Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar””;
- Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 97, datë 25.06.2014 “Për informacionin kryesor që duhet t’i vihet në dispozicion investitorit të skemave të investimeve kolektive””;
- Projekt “Për procedurën e brendshme “Për mbikëqyrjen në raste krizash””;
- Projekt “Për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mbi statistikat financiare midis Institutit të Statistikave dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
- Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2018”;
- Informacion mbi raportin statistikor “Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive”;
- Të tjera.
Shqip
English