Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.09.2017
Gjatë nëntëmujorit të vitit 2017, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”dhe fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2017, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 73.60 miliardë lekë me një rritje prej 8.2 miliardë lekë ose 12.49%, krahasuar me 31.12.2016. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 551 milionë Euro [1].
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 62.53% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 9.19% krahasuar me 31.12.2016.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2017 është 31,710 me një rritje prej 8.35% krahasuar me 31.12.2016.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’16 | 30.09.’17 | 31.12.’16-30.09’17 | |
| Asetet neto të FI | 65,429 | 73,604 | 12.49 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve 30.09.2017
| Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 26,980 | 58,100 |
| Raiffeisen EURO | 4,450 | 14,872 |
| Credins PREMIUM | 280 | 631 |
| TOTAL | 31,710 | 73,604 |
Për të lexuar materialin e plotë për zhvillimin e tregut të Fondeve të Investimeve 30.09.2017, kliko këtu.
1 euro = 133.70 lekë
Shqip
English