25 Janar 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 31 janar 2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi ndryshimet në disa elementë dhe zëra të planit për buxhetin e vitit 2018”;
  4. Projekt “Për miratimin e udhëzimit “Mbi parimet dhe rregullat e përgjithshme të sigurisë së informacionit, i rishikuar””;
  5. Raporti i inspektimit me bazë risku në shoqërinë “Sigal Uniqa Group Austria”sh.a.;
  6. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë “Ansig” sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Eurosig” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit dhe rritjes së kapitalit të shoqërisë “Atlantik” - shoqëri sigurimi”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese të BSHS-së për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2017”;
  10. Projekt “Mbi licencimin e “Bankës Credins” si broker në sigurimet e Jo-Jetës dhe si agjent në sigurimin e Jetës, për llogari të shoqërisë “SiCRED” sh.a.”;  
  11. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë së brokerimit “Suntrust””;
  12. Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;
  13. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë administruese të fondeve të investimit “WVP Fund Management Tirana” sh.a. për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si dhe mbi licencimin e fondit të investimit “WVP Top Invest””;
  14. Projekt “Mbi miratimin e projektstatutit të shoqërisë “Albtrade Securities” sh.a.”;
  15. Projekt “Për miratimin e depozitarit të fondit të investimit “Credins Premium””;
  16. Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në tregtimin e titujve”;
  17. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për formularin e kërkesës, përmbajtjen e dokumentacionit për miratim prospekti për emetimin e obligacioneve””;
  18. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme”;
  19. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa shqiptare e titujve - ALSE” sh.a.”;
  20. Informacion mbi planin vjetor të punës së AMF-së për vitin 2018;
  21. Të tjera.