22 Dhjetor 2014

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime" (e ndryshuar), Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë të interesuarit se në datën 20 janar 2015, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014. Dokumentacioni i plotë duhet të depozitohet në AMF brenda datës 10 janar 2015.