13 Mars 2018

Fondi i Kompensimit, lista me përfituesit që duhet të kontaktojnë me Byronë

Pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për praktikat e miratuara por të papaguara, objekt i Fondit të Kompensimit nga viti 2002-2013, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka publikuar për herë të parë një listë emërore me 206 përfitues, me të cilët nuk është arritur të kontaktohet.    

Byroja i kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave.

Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.   

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve.

Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të praprambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë këtij viti.

Listën e plotë të përfituesve dhe dokumentat e nevojshme për t’u paraqitur pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Lista e përfituesve, me të cilët ka qenë i pamundur kontaktimi