23 Dhjetor 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 dhjetor 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:


  1. Miratimin e Rregullores “Për veprimtarinë e njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe Komitetit të Auditimit në Shoqëritë e Sigurimit”;
  2. Miratimin e Rregullores “Mbi njoftimin, korrigjimin apo ndalimin e informacionit promocional”;
  3. Miratimin e Rregullores “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”;
  4. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 12, datë 30.01.2013, “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  5. Licencimin si vlerësues të dëmeve në sigurime;
  6. Miratimin për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime në klasat e Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  7. Autorizimin e shoqërisë “First Investiment Bank” sh.a., për të vepruar si kujdestar i obligacioneve të shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore;
  8. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit dhjetor 2014 për shumën 500,000,000 lekë, 4,000,000 euro dhe 1,000,000 USD;
  9. Licencimin e Zj. Elma Feçi, si broker për tregtimin e bonove të thesarit të Qeverisë Shqiptare, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a.