19 Prill 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 23 prill 2018, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017”;
  4. Projekt “Për miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017”;
  5. Projekt “Për miratimin e strategjisë “Për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022”;
  6. Projekt “Mbi licencimin për të ushtruar veprimtarinë e aktuarit të autorizuar”;
  7. Të tjera.