26 Prill 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2018 kapën vlerën mbi 3,552 milionë lekë, ose 2.53% më shumë se në periudhën janar-mars 2017. Gjatë periudhës janar-mars 2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 261,173 me një rritje prej 5.54% krahasuar me periudhën janar-mars 2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.08% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.8% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.13%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.78% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.22% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-mars 2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,153 milionë lekë, ose 22.03% më pak se në periudhën janar-mars 2017.



Struktura e tregut të sigurimeve, janar-mars 2018







Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-mars 2018 arritën rreth 2,210 milionë lekë, ose 6.48% më shumë se në periudhën janar-mars 2017.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-mars 2018, pati një rritje prej 9.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 2.87% krahasuar me periudhën janar-mars 2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-mars 2018 pati një ulje prej 5.36% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 1.71% krahasuar me periudhën janar-mars 2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-mars 2018, pati një rritje me 2.14% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-mars 2017. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 1.68%.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-mars 2018 arritën rreth 1,342 milionë lekë, 3.38% më pak se në periudhën janar-mars 2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 10.50% krahasuar me periudhën janar-mars 2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-mars 2018, patën ulje me 1.93% kundrejt periudhës janar-mars 2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-mars 2018 siguruan mbi 601 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 77.58%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 12.28% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-mars 2018, vihet re një ulje prej 7.96% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 11.58% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-mars 2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-mars 2018, arritën në rreth 304 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 0.53% në krahasim me periudhën janar-mars 2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-mars 2018, arritën rreth 242 milionë lekë, ose 4.43% më pak se në periudhën janar-mars 2017.


Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2018 u ul me 22.03% krahasuar me periudhën janar-mars 2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 805 milionë lekë, apo 14.61% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar-Mars 2017     2018 17/`16-1
                                                                      Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 199     206      3.53
Karton Jeshil 1,611     603    (62.59)
Kasko 100     121     21.43


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-mars 2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.



Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.