2 Maj 2018
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 7 maj 2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit “Suntrust Broker” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “DIGITALB” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me garanci dhe me normë interesi fikse për shumën 2,000,000 euro”;
- Projekt “Mbi miratimin e krijimit të fondit të investimit “Raiffeisen Vizion” dhe miratimin e prospektit të këtij fondi”;
- Projekt “Mbi licencimin për të vepruar si broker fizik për tregtimin e titujve”;
- Të tjera.