19 Nentor 2008

Për zhvillimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe të nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 27 nëntor 2008, ora 10.00, do të zhvillohet testimi për vlerësuesit e dëmeve në sigurime.

1. Pavli Papajani
2. Anton Lekaj
3. Gëzim Kallçiu
4. Kastriot Bejkollari
5. Islam Qibini
6. Zigur Sula
7. Artan Kaleci
8. Zyhdi Vajushi
9. Sanije Reka 

Testimi do të zgjasë 2 orë. Testi për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, është i formuluar me tre module:


I. Moduli ligjor dhe etike

II. Moduli për dëmet materiale 

• a. Pyetje teorike 
• b. Ushtrim praktik

III. Moduli për dëmet shëndetësore

• a. Pyetje teorike 

• b. Ushtrim praktik

Moduli i I-rë, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale si dhe dëmesh shëndetësore.
Moduli i II-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale.
Moduli i III-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh shëndetësore.
Aplikanti do të quhet kalues, nëse merr jo me pak se gjysma e pikëve të caktuara nga çdo modul përkatës.

Pjesëmarrësit në testim duhet të paraqiten të paktën 15 minuta përpara fillimit të testimit dhe duhet të kenë me vete dokumentet e indentifikimit.