20 Mars 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 20 mars 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  2. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit;
  3. Miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;
  4. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 110, datë 28.07.2011 “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;
  5. Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2015;
  6. Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2015.