25 Maj 2026
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte datë 28.05.2026, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Mbi inspektimin në vend, të kryer pranë shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a.;
- Projekt: “Mbi riemërimin e Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Credins Invest” sh.a., shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Atlantik – Shoqëri Sigurimesh” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e Administratorit dhe të Anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Fidentia” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e Administratorit dhe riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Devon” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi emërimin e Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Albsig” sh.a”;
- Projekt: “Mbi kërkesën e shoqërisë Posta Shqiptare sh.a për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime në klasat e jojetës”;
- Projekt: “Mbi rinovimin e licencës së aktuarëve të autorizuar në sigurime”;
- Projekt: “Mbi licencimin dhe rinovimin e licencës si vlerësues dëmesh në sigurime”;
- Projekt: “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime”;
- Informacion mbi “Auditimin e kuadrit ligjor, roleve, përgjegjësive dhe përputhshmërisë funksionale të strukturave organizative të AMF-së”;
- Të tjera.
Shqip
English