28 Maj 2026
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 28.05.2026 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e riemërimit të Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Credins Invest” sh.a., shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Atlantik – Shoqëri Sigurimesh” sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe të Anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Fidentia” sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Devon” sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.”;
- Miratimin e emërimit të Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Albsig” sh.a”;
- Miratimin e kërkesës së shoqërisë Posta Shqiptare sh.a për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime në klasat e jojetës”;
- Miratimin e rinovimit të licencës së aktuarëve të autorizuar në sigurime”;
- Miratimin e licencimit dhe rinovimit të licencës si vlerësues dëmesh në sigurime”;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime”.
Shqip
English